Italia regjistron 835 raste me Covid-19 dhe 31 viktima brenda një dite

schedule17:57 - 22 Qershor, 2021

schedule 17:57 - 22 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 835 raste të reja me koronavirus nga 192,882 teste të kryera. Autoritetet e shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se si pasojë e sëmundjes humbën jetën 31 qytetarë të tjerë.

Numri i të shëruarve për sot është 4,692 ndërsa shkalla e pozitivitetit është 0.4%.

Në njësitë e kujdesit intensiv raportohet të jenë të shtruar 362 pacientë, me një rënie prej 23 krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore ishin 10, krahasuar me 9 që ishin të hënën. Të shtruarit në spital me simptoma në repartet e zakonshme janë 2,289, më pak se 101 njësi krahasuar me dje. s.b/abcnews.al/