Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 753 të infektuar dhe 56 viktima në 24 orë

schedule18:29 - 25 Qershor, 2021

schedule 18:29 - 25 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 753 raste të reja me koronavirus nga 192,541 teste të kryera, krahasuar me të enjten kur u regjistruan 753 të infektuar nga 188,191 teste.

Ministria e Shëndetësisë në vend bëri gjithashtu të ditur se brenda 24 orëve si pasojë e sëmundjes humbën jetën 56 qytetarë të tjerë. Numri i të shëruarve për sot ishte 2,769 ndërsa vijon rënia e numrit të të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv. Shkalla e pozitivitetit ishte 0.4%.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Italia numëron 4,2 milionë të infektuar dhe 127,418 viktima. Numri total i të shëruarve është 4 milionë kurse rastet aktive janë 60,235. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!