Italia regjistron 495 të infektuar dhe 21 humbje jete në 24 orë

schedule17:44 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:44 - 21 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 495 raste me koronavirus nga 81,752 teste të kryera. Autoritetet e shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se si pasojë e sëmundjes, brenda ditës humbën jetën 21 qytetarë duke e çuar totalin në 127,291.

Kurse, numri i të shëruarve është 11,320.

Numri i pacientëve të shtruar në njësinë e kujdesit intensiv është 385, me një rënie prej 4 krahasuar me të dielën në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ishin 9, krahasuar me të dielën kur ishin 12.

Të shtruarit në spital me simptoma në pavijonet e zakonshme Covid janë 2,390, më pak se 54 njësi.  Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Italia numëron 4.2 milionë të infektuar. s.b/abcnews.al/