Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 4.845 të infektuar nga 209.719 teste të kryera. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 27 qytetarë.
Bilanci total i viktimave në vend nga koronavirusi shkon në 128.115 kurse ai i të infektuarve në rreth 4.4 milionë Mediat bëjnë të ditur se në kujdes intensiv ndodhen 258 pacientë (+9) ndërsa numri i të shëruarve është 3,615. Shkalla e pozitivitetit është 2.3%.
Të shëruarit janë 4,14 milionë me një rritje prej 3,615 rastesh në krahasim me një ditë më parë. Aktualisht rastet aktive në vend janë 94,216. s.b/abcnews.al/


