Italia regjistron 29,003 raste të reja me Covid-19 dhe 822 viktima në 24 orë

schedule17:28 - 26 Nëntor, 2020

schedule 17:28 - 26 Nëntor, 2020

Italia ka regjistruar 29,003 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 232,711 teste të kryera.

Kështu, në total numri i të infektuarve në vend shkon në mbi 1.5 milion (1,509,875). Po ashtu, brenda ditës vendi raportoi edhe 822 raste fatale të lidhura me virusin. Kurse, bilanci total i viktimave rritet në 52,850.

Sa i përket situatës në spitalet Covid, autoritetet e shëndetit në vend raportojnë se të shtruar janë 275 persona më pak se dje. s.b/abcnews.al/