Italia regjistron 25,853 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, 722 persona humbën jetën

schedule18:09 - 25 Nëntor, 2020

schedule 18:09 - 25 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 25,853 raste të reja me koronavirus, nga 230,007 teste të kryera.

Po ashtu, autoritet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 722 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, shkon në 52,028.

Në pavijonet e kujdesit intensiv u rrit numri i pacientëve me 32 të tjerë, ndërsa numri i të shtruarve në pavijone të tjera u ul me 264 persona më pak. s.b/abcnews.al/