Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 24,935 raste të reja dhe 423 viktima në 24 orë

schedule18:00 - 18 Mars, 2021

schedule 18:00 - 18 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 24,935 raste të reja me koronavirus, nga 353,737 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se, brenda një dite si pasojë e sëmundjes humbën jetën 423 qytetarë të tjerë.

Në total, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 3,3 milionë, kurse bilanci i viktimave është 103,855. Sipas raportimeve të mediave, shkalla e pozitivitetit është tashmë 7%, nga 6.2% që ishte një ditë më parë. Kurse, numri i atyre që u shëruan ishte 423 dhe totali shkon në 2,6 milionë.

Shtrimet në kujdesin intensiv u rritën me 16 njësi dhe me 177 në departamentet e tjera Covid. sb/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!