Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 2,490 raste të reja me koronavirus nga 107.481 teste të kryera dhe 110 humbje jete në 24 orë.
Totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë shkon në 125,335.
Sa i përket situatës në spitale, mediat raportojnë se në njësitë e kujdesit intensiv janë të shtruar 1,382 pacientë (-28) ndërsa 7,032 të tjerë janë nxjerrë nga spitali. Shkalla e pozitivitetit është 2.3%.
Numri i të shtruarve raportohet të jetë në rënie ndërsa raste aktive janë 276,439. Totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 4,19 milionë, kurse numri total i të shëruarve është 3,79 milionë. sb/abcnews.al/


