Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 23,839 të infektuar dhe 380 viktima në 24 orët e fundit

schedule17:59 - 27 Mars, 2021

schedule 17:59 - 27 Mars, 2021

Italia ka regjistruar 23,839 raste të reja me koronavirus, nga 357,154 teste të kryera. Ndërsa, siç raportojnë mediat, numri i vdekjeve për 24 orët e fundit ishte 380. Totali i viktimave shkon në 107.636 kurse shkalla e pozitivitetit qëndroi në 6.7%, një rënie shumë e vogël krahasuar me 6.8% të premten.

Gjithashtu, brenda ditës, betejën me sëmundjen e kanë fituar edhe 18,287 qytetarë të tjerë.

Deri më tani në Italia ka regjistruar gjithsej 571,878 raste aktive, 5,167 më shumë se të premten. Kurse që nga fillimi i pandemisë, 2.8 milionë qytetarë janë shëruar. sb/abcnews.al/



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!