Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 17,938 raste të reja, 484 persona humbën jetën në 24 orë

schedule18:14 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 18:14 - 13 Dhjetor, 2020

Në 24 orët e fundit, në Itali janë konfirmuar 17,938 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës humbën jetën si pasojë e koronavirusit 484 persona. Në total, numri i të infektuarve në vendin fqinj shkon në 1.8 milionë ndërsa numri i rasteve fatale është 64,520.

Sa i përket situatës në spitale, 3,158 pacientë raportohet të jenë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv. Brenda ditës, në këto njësi u shtruan 152 pacientë të tjerë.



Në pavijonet e tjera, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ndodhen të shtruar 27,735 persona. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!