Italia regjistroi 6,619 të infektuar dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:46 - 30 Korrik, 2021

schedule 18:46 - 30 Korrik, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6,619 raste të reja me koronavirus nga 247,486 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19, brenda ditës e humbën jetën 18 qytetarë të tjerë.

Siç raportojnë mediat në vend, shkalla e pozitivitetit për sot ishte 2.7%, e qëndrueshme në krahasim me të enjten. Kurse, të shtruarit për sot janë 2,117. Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 7 (201), ndërsa 82 pacientë të tjerë u shtruan në reparte të tjera Covid (1,812).

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 4,3 milionë të infektuar me koronavirus ndërsa bilanci i viktimave është 128,047 vdekje. Të shëruarit në vend janë mbi 4.1 milionë. s.b/abcnews.al/