Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistroi 4,257 të infektuar dhe 53 humbje jete në 24 orë

schedule19:48 - 30 Gusht, 2021

schedule 19:48 - 30 Gusht, 2021

Në 24 orë në Itali janë regjistruar 4,257 të infektuar me koronavirus nga 109,803 teste të kryera. Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19 humbën jetën edhe 53 qytetarë të tjerë.

Shkalla e pozitivitetit në vend është rritur në 3.87%. Të shëruarit sot janë 3,854. Ndërkohë, raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv dhe në pavijonet e tjera Covid është rritur numri i të shtruarve.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është 548, 23 më shumë se dje në bilancin mes hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore janë 50. Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4,264, 131 më shumë se të dielën. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!