Italia konfirmon 23,232 raste ditore me koronavirus, 853 persona humbën jetën

schedule17:29 - 24 Nëntor, 2020

schedule 17:29 - 24 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 23,232 raste ditore me koronavirus. Në total, numri i të infektuarve shkon në 1,455,022. Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19,  853 persona humbën jetën ndërsa totali i rasteve fatale shkon në 51,306.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan gjithashtu se brenda ditës, u shëruan nga koronavirusi 20,837 qytetarë. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 605.330. s.b/abcnews.al/