Italia bllokon eksportet e vaksinës AstraZeneca për Australinë

schedule16:37 - 4 Mars, 2021

schedule 16:37 - 4 Mars, 2021

Italia është vendi i parë i BE që ka bllokuar një dërgesë të vaksinës anti-Covid AstraZeneca, e cila kishte destinacion Australinë.

Kjo vjen pasi BE vendosi rregulla të reja për transportimin e vaksinave jashtë BE-së.

Në Romë u ndalua eksporti i 250,000 dozave të vaksinës, bënë me dije autoritetet italiane.

Njoftimi për ndryshimin e masave u bë në fund të janarit, ku prodhuesit e vaksinave me bazë në BE duhet të kërkojnë autorizimin nga qeveria e tyre ku prodhohet vaksina përpara se ta eksportojnë atë jashtë BE-së.

/abcnews.al/