Ismail Kadare nderohet me çmimin “Nonino 2018” në Itali

schedule12:23 - 10 Janar, 2018

schedule 12:23 - 10 Janar, 2018

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është nderuar me çmimin “Nonino 2018” në Itali. Juria e licensuar nga Nobel ka dorëzuar çmimin me motivacionin se Kadare është i dashur dhe kritik me popullin e tij.

Poeti dhe romancieri shqiptar Ismail Kadare është fituesi i edicionit të këtih viti të cmimit Nonino, në edicionin e 43 në Udine të Italisë. Çmimi u jepet personazheve me emër të kulturës botërore nga një juri e licensuar nga akademia Nobel.

Ndërsa çmimi “Nonino “ me motivacionin e një mjeshtri bashkëkohor i është dhënë filozofit italian Giorgio Agamben, krijues i konceptit “Homo Sacer” – qënie njerëzore jeta e të cilit është e shenjtë

Ceremonia për ndarjen e çmimeve do të zhvillohet në distilerinë “Nonino di Ronchi di Percoto” në Udine, në 27 janar./abcnews.al