“Isha pranë kalimit në Premier League”, ylli brazilian rikthehet pas në kohë

schedule23:11 - 14 Shkurt, 2021

schedule 23:11 - 14 Shkurt, 2021

Roberto Carlos është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të historisë së futbollit. Braziliani i famshëm i kaloi vitet më të bukura të karrierës te Real Madrid, klub me të cilin fitoi 13 trofe, teksa provoi të luante edhe për Interin e Fenerbahce në Evropë.

Në një moment ishte pranë kalimit në Premier League, prapaskenë që e zbulon në prononcimin e dhënë për Goal. Ishte viti 2007, aventurës 11-vjeçare me “Los Blancos” i kishte ardhur fundi dhe lojtari me sallaken e frikshme ishte afër transferimit në ishull.

Kisha dy oferta: nga Fenerbahce dhe Chelsea. Vetëm një javë përpara se të firmosja me klubin turk,isha takuar në Paris me Roman Abramovich dhe Peter Kenyon. Më pas ndodhi një problem me avokatin dhe akordi nuk u arrit.

Isha i sigurt që do të shkoja te Chelsea… Jam 100% i bindur që do të bëja mirë në Premier League. Nuk është hera e parë që isha afër kalimit në kampionatin anglez. Në 1995 luaja me Palmeiras në Brazil.

Aston Villa më kërkoi, por ata nuk kishin mundësi të paguanin çmimin e kartonit tim, kështu që përfundova tek Interi në Itali“, deklaron i mirënjohuri Roberto Carlos. /abcnews.al