Isha aq e lumtur që u sëmura! Ç’ndodhi me Zana Guxhollin, një ‘Mea Culpa’ për ryshfetin?

schedule18:19 - 18 Janar, 2021

schedule 18:19 - 18 Janar, 2021

Suzana Guxholli, Artenisa Ozaj dhe Paula Kamberaj ishin të pranishme sot në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Në studio u bisedua mbi fenomenin e korrupsionin dhe raporti që shqiptarët kanë më ryshfetin. Ish- këshilltarja e Sali Berishës, Guxholli theksoi se politika ka rrënjosur ryshfetin për shkak të nivelit të larë të korrupsionit.

Në këtë moment ndërhyn Ermali duke e pyetur se nëse edhe vetë ajo për shkak të pozicioneve që ka pasur mund të kërkojë falje. Ajo tha po, të gjithë duhet të kërkojnë falje.

“Patjetër është një “mea coulpa” por unë do thoja që në atë periudhë u përpoqëm shumë dhe arritëm të ecnim disa hapa përpara”.

Ajo tregon se kur ka pasur mamanë në spital ka dhënë ryshfet!

“Po kur kam pasur mamanë në spital. Për shërbimin dhe jo mjekët sepse kur të njohin akoma ka njerëz që të japin një vëmendje më tepër që ty të ngroh dhe nuk të bën të ndihesh jo mirë ose të detyron të fillosh të paguash. Por tek shërbimi me thënë të drejtën, duke qenë se nuk rrinim dot natë e ditë atje, ishim të detyruar”.

Ndër të tjera ajo u ndal në një përvojë të sajën në Angli në vitin 1991.

“Kam qenë në ’91 në Angli për herë të parë kur dolëm jashtë dhe mu desh marr shërbim spitalor. Isha kaq e lumtur që u sëmura se kisha një shërbim përrallor. Ishte Qershor 91, ishim të uritur, të paditur, të pashërbyer. Unë e kisha shumë qef kakaon dhe çokollatën, pork u kishte në atë kohë. Kur isha në Angli kam pirë aq shumë çokollatë të nxehtë si kakao sa më vonë e kuptova që e teprova dhe që po më bënte keq. Po unë kam dalë e mrekulluar nga shërbimi spitalor dhe thashë “o sa mirë që pata fatin të sëmurem”./abcnews.al