Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në “Real Story” inkurajoi Prokurorinë e Posaçme që të hetojë çështjen e pronave në Vlorë, por edhe në pjesë të tjera të bregdetit të vendit.
Ai theksoi se është detyrë e organeve ligjore që të zbardhin rrethanat dhe pretendimet ngritura nga banorët qoftë në Zvërnec, por dhe në zona të tjera.
Më tej Karanxha u shpreh se personalisht nuk është kundër investimeve, por shtoi se është garantimi i transparencës është i obligueshëm
“Ajo zonë është zonë problematike, madje dh shërbimi sekret, që ne folëm për informacionet që kanë në lidhje me tjetërsimin pronave, duhet të kishin inflamacion, sepse psh, po e marr teorikisht, nëse ky që merr këto para nuk është pronar dhe të marrë këtë shumë parash, do të thotë se ku është shteti shqiptar, Ai e ka me dokumente pronën. Titujt e pronësisë janë të 2008, kanë qenë vendime të kontestueshme në vitin 2008 për kthimin e pronave.
Ka pasur dhe çështje penale, qoftë në Prokurorinë e Tiranës, madje ka pasur çështje penale kur ka qenë vetë prokuror Altin Dumani bashkë me një prokurorin Armand Gurakuqin kanë pasur çështje në lidhje me falsifikimin e pronave.
Në zonën e bregdetit bëhet fjalë. Në zonën e Durrësit bëhet fjalë për rastin që ka qenë, por kanë pasur shumë raste, dhe Dumani e di pak a shumë situatën. Këto çështje duhet të verifikohen, pronësia nga ka rrjedh, sepse në fund fare në qoftë se kjo tokë s’ka pronar dhe është marrë në mënyrë të paligjshme pse jo, shteti mund të hyjë si investitor, si përfitues. Unë personalisht nuk jam kundër investimit të pronës, por të kemi transparencë. “, tha ai.


