Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital

schedule07:45 - 15 Tetor, 2021

schedule 07:45 - 15 Tetor, 2021

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në spital pranë Universitetit të Mjekësisë në Kaliforni. Sipas CNN ai kishte një infeksion në traktin urinar që u përhap në qarkullimin e gjakut.

“Ai është shtruar dhe po mbahet në monitorim pasi mori disa antibiotikë”, thanë mjekët.

Ata nënvizuan se Clinton u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv, por kjo për shkak të gjendjes së tij por për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë e ish-presidentit.

Clinton ka komunikuar me familjen dhe stafin dhe ka qenë në gjendje të ecë vetë në këmbë, sipas mjekëve.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve,” thanë mjekët. “Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”. m.v/Abcnews.al