Ish presidenti amerikan Bill Clinton del nga spitali

schedule17:53 - 17 Tetor, 2021

schedule 17:53 - 17 Tetor, 2021

Ish -Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton ka dalë nga spitali ku u trajtua prej ditësh për infeksion të traktit urinar. Clinton doli krah për krah me gruan e tij dhe ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton para se të përshëndeste stafin e spitalit dhe ti falënderonte për kujdesin e veçantë.

Bill Clinton  u shtrua në një spital pranë Universitetit të Mjekësisë në Kaliforni. Sipas CNN ai kishte një infeksion në traktin urinar që u përhap në qarkullimin e gjakut. Clinton u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv, por kjo për shkak të gjendjes së tij por për të ruajtur sigurinë dhe privatësinë e ish-presidentit./abcnews.al