Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gura, i ftuar në emisionin Real Story tha se ka shumë pikëpyetje lidhur me raportin e institucioneve myslimane në pozicionimin e tyre me përfaqësuesit e qeverisë në aktivitete fetare që ai i cilëson të panevojshme. Gura shtoi se, sipas tij, komuniteti mysliman është pozicionuar gabimisht dhe padrejtësisht në raport me konfliktin.
“Nëse ka diçka për t’u kritikuar, përpara se me qeverinë aktuale, ka shumë pikëpyetje raporti i institucioneve të myslimanëve në pozicionim me përfaqësuesit e qeverisë këtu në aktivitete fetare të panevojshme.
Në një moment ku një botë u shpreh fuqishëm që ajo që po ndodh në Palestinë me fëmijët dhe gratë është çnjerëzore. Unë i vendos pikëpyetje dhe i gjykoj. Komuniteti mysliman është pozicionuar gabimisht dhe në mënyrë të padrejtë në raport me konfliktin, duke ftuar përfaqësues fetarë në tavolina ku flaka dhe tymi kishin përfshirë rajonin.” , tha ai. / abcnews.al /


