Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani merr vizat amerikane/ Autoritetet në SHBA lejojnë ekipin që të jetë në Botëror

schedule18:35 - 6 Qershor, 2026

schedule 18:35 - 6 Qershor, 2026

Do të jetë në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Iranit mori vizat amerikane për të pasur mundësi të shkojë në Los Anxhelos dhe në Siatëll për tri ndeshjet e grupit në qershor, veçse situate vazhdon të jetë e tensionuar.

Menjëherë pasi mediat si Al Xhariza raportuan vendimin e administratës së Shteteve të Bashkuara për të pajisur me vizë skuadrën, nga Federata e Futbollit e Iranit pati akuza.



Siç njofton, BBC britanike, zyrtarët iranianë deklaruan se disa pjesëtarë integralë të stafit nuk kanë marrë viza, pra nuk do të lejohen të kalojnë kufirin amerikan.

Ambasada e Iranit në Turqi akuzoi në komunikatë zyrtare se kjo është një interferencë politike në sport.

E përditshmja “Nju Jork Tajms” shkruan se autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë Iranin që nën pretekstin e Kupës së Botës të fusin në Shtetet e Bashkuara terroristë.

Nuk dihet nëse ata që janë ndaluar do të marrin viza, por kryesorja është që kombëtarja e Iranit mund të luajë në ndeshjet e grupit.

Ekipi përfaqësues I vendit të Gjirit Persik u stërvit për dy javë në Antalia të Turqisë, duke mbyllur përgatitjet me fitoren 2-0 ndaj Malit, ndërsa u nis drejt Meksikës, ku do të ketë bazën për të qendruar gjatë botërorit.

Ndeshjet janë në 16 qershor ndaj Zelandës së Re dhe në 21 qershor kundër Belgjikës në Los Anxhelos, si dhe në 27 qershor përballë Egjiptit në Siatëll.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!