Analisti Skënder Minxhozi thotë se Irani ka dezinformuar kundër Shqipërisë.
Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Irani e sheh Shqipërinë si partner të SHBA dhe vetë familjes Trump.
Minxhozi shtoi se Teherni zyrtar synon të dëmtojë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe është e interesuar për destabilitet.
“Natyrisht tani është momenti të flasim hapur. Me Iranin nuk kemi pse të mbajmë, të paktën gjuhën, kur ata na kanë sulmuar në mënyrë të dukshme, duke vendosur në vështirësi sistemet e sigurisë. Shqipëria ka qenë në ballë të shteteve të botës, që e ka ekspozuar hapur veten për atë që ndodhi me luftën. Shqipëria e ka bërë të qartë si e mendon. Përfshirja e tyre në këtë ngacimimin digjital, me faqe false, me përhapjen e informacioneve false, Shqipërisë i takon të flasë qartësisht.
Mendoj se Shqipëria, si një shtet i vogël, ndodhet në rrezik kur shtete të tilla përdorin sulmet kibernetike si armë. Ndërhyrja dhe interferencat që vende të tilla përdorin, na ekspozojnë potencialisht, ndaj një vendi të tillë, që ndërhyrjen kibernetike e ka kthyer në art. Synimi më i parë do ishte të potenconte këtë protestë, ta lëkundte sadopak qeverinë. Irani mund të jetë i interesuar për destabilizim të brendshëm të Shqipërisë “, theksoi ai./abcnews.al


