Irani bëhet vendi i parë në botë që përballet me një valë të dytë infektimesh me koronavirus

schedule15:58 - 5 Qershor, 2020

schedule 15:58 - 5 Qershor, 2020

Irani është bërë vendi i parë në botë që raporton një valë të dytë të rasteve me kornavirus pas lehtësimit të masave.

Vendi i Lindjes së Mesme të mërkurën ka regjistruar 3,574 raste të reja me koronavirus, duke kaluar kështu rekordin që ishte vendosur më 30 mars kur u konfirmuan 3,186 raste.

Ndërsa, sa i përket shifrave ditën e sotme, sipas asaj që njoftojnë autoritetet e shëndetit në vend, brenda 24 orëve janë konfirmuar 2,886 raste të reja ndërsa prej virusit humbën jetën.

Irani nisi që të lehtësonte masat kufizuese, të vendosura në shkurt ndërsa konfirmoheshin rastet e para me Covid-19, ndërsa numri i të infektuarve binte.

Më tej, në maj,numri i të infektuarve nisi sërish që të rritej në fillim të majit dhe prej tre ditësh ka qenë mbi 3000 raste ditore. Vetëm të premten ky numër ra nën 3,000. Megjithatë, autoritetet e Shëndetit në Iran thonë se “vala e dytë” në fakt është rezultat i përmirësimit të fushatës së testimeve. /abcnews.al/