Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Investitorët po punojnë me arkitektë dhe inxhinierë të shkëlqyer”, Rama për “Zvërnecin”: Vizioni im është që projekti të realizohet

schedule15:59 - 9 Qershor, 2026

schedule 15:59 - 9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti mbi Zvërnecin që ka ngjallur debat publik është ende në fazën e përgatitjes dhe se investitorët po punojnë me arkitektë dhe inxhinierë për të hartuar planet përfundimtare.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, Rama shpjegoi se deri më tani është paraqitur vetëm një koncept fillestar, i ngjashëm me një masterplan, mbi të cilin qeveria ka dhënë komentet dhe vërejtjet e saj.

Kryeministri theksoi se mbështet vizionin për realizimin e projektit, duke nënvizuar se ka si vizionin ashtu edhe ambicien për ta çuar përpara atë.



Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur projekti ka qenë në qendër të debatit publik, ndërsa ai këmbëngul se procesi është ende në fazën e hartimit dhe se vendimet përfundimtare do të merren mbi bazën e planeve konkrete që do të paraqiten nga investitorët.

“Janë investitorët që po punojnë me arkitektë dhe inxhinierë të shkëlqyer dhe kur të sjellin planet e prekshme, atëherë do të shohim. Kanë sjellë një koncept, që është si një masterplan, për të cilin kemi dhënë shumë komente mbi atë çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është e pranueshme dhe ata do të duhet të vijnë me një projekt.

Ky është projekti. Nëse pyesni: a keni vizionin? Po, e kam. A keni vizionin? Po, e kam. A keni ambicien? Po, e kam. A doni që të realizohet? Po. Unë do të bëj që të realizohet, kjo është e qartë.”, theksoi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!