Interesim nga klubi 126-vjeçar, Steven Gerrard drejt rikthimit në Angli

schedule08:54 - 13 Korrik, 2020

schedule 08:54 - 13 Korrik, 2020

Steven Gerrard mund të rikthehet në Angli. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Liverpool, mban detyrën e trajnerit të Rangers prej qershorit të vitit 2018 dhe numëron 40 fitore, 13 barazime e 9 humbje në kampionatin skocez gjatë kësaj periudhe.

40-vjeçari ka bërë mirë edhe në Europa League, teksa ia ka dalë të dërgojë klubin e famshëm skocez deri në raundin e 1/8 të këtij kompeticioni. Mediet angleze e lidhin me Championship, aty ku e kërkon Bristol City.

Drejtuesit e klubit 126-vjeçar, ëndërrojnë ngjitjen në Premier League për sezonin e ardhshëm. Steve Lansdowne, kreu i Bristol City, e sheh Gerrard si personin e duhur për t’i besuar drejtimin e skuadrës dhe arritjen e këtij objektivi.

Gjithsesi, trajneri nga Liverpuli ka një kontratë deri në vitin 2024 me Rangers dhe këta të fundit nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij, kështu që Lansdowne duhet të bindë edhe klubin nga Glasgou. /abcnews.al