Integrimi në BE, po biznesi? Albana Laknori në “Sheshi i Dollarit”: Produktet tona duhet të jenë më konkurruese

schedule20:27 - 25 Prill, 2025

schedule 20:27 - 25 Prill, 2025

Albana Laknori, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për integrimin, ekonominë, duke u fokusuar tek bizneset.

Gjatë intervistës, Laknori u shpreh se produktet tona duhet të jenë më konkurruese.

“Të 33 kapitujt nga qeveria shkohet dhe diskutohet atje, në Bruksel. Ne jemi përpjekur të zëmë të gjithë kapituj që na prekin. Sfida është shumë e madhe, qeveria është politik-bërës, ne kemi detyrë të jemi pjesë e tavolinës ku qeveria shkon. Kemi problem standardet, cilësia, dhe duhet t’i kërkojmë qeverisë të futemi në trajnime që jepen jo më pak nga EU. Ne duhet të shërbejmë si një portë për të dhënë informacione në lidhje me bizneset”, tha ajo.

Nga ana e saj ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj, u shpreh se është shumë e rëndësisë që të ketë kualifikim të burimeve njerëzore.

“Në momentin që realizojnë produkt ose një shërbim me standardet e BE-së, duhet të ketë një lidhje dhe investim njerëzorë trajnimi i tyre i vazhdueshëm, duke u parë si aset i vazhdueshëm. Një gjë tjetër që duhet marrë parasysh është teknologjia ose ndryshe digjitalizimi, përdorimi dhe integrimi i tyre në prodhimet e biznesit duke ulur koston e produktin dhe duke rritur cilësinë”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!