INSTAT: Në dhjetor inflacioni më i lartë që nga 2011

schedule17:08 - 12 Janar, 2022

schedule 17:08 - 12 Janar, 2022

Rritja e çmimeve  në vend ka njohur rritjen më të fortë gjatë muajit dhjetor të vitit 2021.Sipas të dhënave të INSTAT kjo ka bërë që inflacioni të  kërcej  në nivelin 3.7% nga 3.1% që ishte në muajin nëntor duke  rezultuar niveli më i lartë që prej vitit 2011.

Inflacioni ka tejkaluar edhe objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë përsa i përket inflacionit i cili është përcaktuar në 3% fakt ky që mund të detyroj këtë institucion të rishikoj normat e interesit.

Banka Qendrore ka theksuar se shtrenjtimi i çmimeve do të stabilizohet në 6 mujorin e dytë të vitit .

Sipas INSTAT në dhjetor rritja e çmimeve rezulton se ka qenë 6.8% dhe peshën kryesore e ka mbajtur rritja e çmimeve në transport dhe në ushqime./abcnews.al