“Infektohet” edhe Përmeti, goditet me levë 33-vjeçari: Ndërhyn policia

schedule15:06 - 28 Tetor, 2022

schedule 15:06 - 28 Tetor, 2022

Përmeti njihet si rrethi me nivelin më të ulët të kriminalitetit në vend, por sot atje ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Një 33-vjeçar i identifikuar si Kosta Xhallo, ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri me leva.

Ai është konfliktuar me një person tjetër, për motive ende të paqarta.

ABC mëson se ngjarja ka ndodhur në Përmet, 100 metra larg Komisariatit të Policisë.

Si pasojë e plagëve të rënda 33-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Pritet që Xhallo të transportohet me helikopter drejt kryeqytetit, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Në sherr janë përfshirë dhe persona të tjerë të cilët pritet të mbërrijnë në spitalin e Gjirokastrës./Abcnews.al/