35 raste me koronavirus janë konfirmuar në Qendrën e Zhvillimit të personave me aftësi të kufizuara, Ampelonas, në Larisa të Greqisë.
Autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin, pas identifikimit të rasteve.
Mësohet se pas zbulimit të rasteve të para , dy personat u izoluan.
Gjithashtu bëhet me dije se gjendja shëndetësore e të prekurve, aktualisht është e qëndrueshme.
Presidenti i Qendrës së Mirëqenies Sociale tha se shumica e punonjësve janë asimptomatikë dhe se të gjithë janë në shtëpitë e tyre./abcnews.al/