Infantino zbarkon nesër në Tiranë, zbulohen takimet e kreut të lartë të futbollit

schedule15:04 - 28 Shtator, 2022

schedule 15:04 - 28 Shtator, 2022

Gianni Infantino do të zbarkojë ditën e nesërme në Tiranë. Presidenti i FIFA-s do të zhvillojë një sërë takimesh  në kryeqytetin e Shqipërisë.

Sipas “Supersport”, kreu më i lartë i qeverisë së futbollit do të takohet me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ndërsa më pas do të ketë edhe një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i FIFA-s do të vizitojë shtëpinë e futbollit në vendin tonë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të inspektojë nga afër stadiumin “Air Albania”, ku vitin e shkuar priti finalen e parë të Conference League. /f.a/abcnews.al