Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Infantino, komplot kundër Platini/ Të tjera akuza për presidentin e FIFA, “lojë e pisët” politike

schedule11:27 - 11 Gusht, 2026

schedule 11:27 - 11 Gusht, 2026

Me një kapitull të ri që shpaloset çdo ditë, vera e Gianni Infantinos po bëhet më e nxehtë dhe pozicioni i tij në krye të FIFA duket gjithnjë e më i pasigurt.

Detajet e reja të zbuluara nga “The Telegraph” në lidhje me “skandalin rozë” kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i UEFA e kanë dëmtuar tashmë imazhin dhe rënduar pozitat e tij.

Por mes dokumentave të fundit të publikuara nga e përditëshmja britanike, ku me periudha të sakta kohore dhe shifrat e paguara për të dashurën e supozuar të Infantino zbulohet edhe një komplot kundër presidentit të atëhershëm të UEFA, Michel Platini.



Francezi ishte vënë në dijeni të kësaj situate dhe ishte pikërisht ai që detyroi Infantino të largojë nga puna gruan e shumpërfolur, por që identiteti i saj vijon të mbahet I fshehur.

Përfshirja e Platini në këtë çështje ishte pikërisht zanafilla e nisjes së hetimeve që më pas kulmuan me akuzat dhe dënimin e tij nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, duke e detyruar atë të hiqte dorë nga presidenca e UEFA dhe nga ambicia për të drejtuar FIFA-n në epokën pas Blatter. Vetë Platini e ushqen këtë dyshim.

Qershorin e kaluar, ai dorëzoi një kallëzim penal zyrtar në Paris kundër Infantinos dhe pesë zyrtarëve të tjerë zviceranë, duke pretenduar ekzistencën e një komploti të orkestruar kundër tij. Vlen të përmendet se, në procedurat e mëvonshme ligjore në Zvicër, Platini u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat lidhur me pagesën e dyshuar të paligjshme prej 2,5 milionë eurosh të marrë nga FIFA; megjithatë, kjo çështje e largoi përgjithmonë nga drejtimi i sportit në nivel global.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!