Inceneratorët, Basha: Një pjesë e përgjegjësisë është edhe e jona, dogjëm mandatet në kulmin e aferës

schedule14:49 - 10 Mars, 2022

schedule 14:49 - 10 Mars, 2022

Një pjesë të përgjegjësisë për aferën e inceneratorëve, Lulzim Basha e pranoi sot si i përket edhe opozitës. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Basha tha se kulmi i kësaj afere ka ndodhur kur opozita nuk ishte në Parlament pasi dogji mandatet.

Kryedemokrati e cilësoi edhe njëherë si grup të strukturuar kriminal ata që janë të përfshirë, me në krye kryeministrin Edi Rama, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të vijojnë hetimet pa u intimiduar.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Këto janë fakte jo thjeshtë denoncime nga selia e opozitës. Me përfundimin e raportit do të përgatitet një kallëzim i plotë. Mesazhi im i parë është për SPAK. Ata janë tani përpara një prove të madhe, jo për shkak të fakteve. Kjo është nga ato afera që kanë përmbysur qeveri dhe klasa politike. Është një bashkim i të korruptuarve. Edhe sikur vendi të ishte në një situatë normale, ky është një krim i shumëfishtë. Mesazhi për SPAK është mbështetje e plotë nga PD. ky është një grup i strukturuar kriminal.

Besojmë duam të besojmë se SPAK do ta trajtojë atë për atë që është. këtu janë skeptikët se është në interesin tuaj se doni të rrëzoni qeverinë. Kjo është qeveri e rrëzuar moralisht. Ne si PD kemi një vizion, platformë për ta nxjerrë vendin nga kriza. Përtej interesit tonë, tani nuk bëhet fjalë për interesa politike. E vetmja gjë që mund ta ndalë këtë është presioni politik ndaj SPAK. Ky presion ka nisur. Është detyra jonë të qëndrojmë në krah të prokurorëve. Keni mbrojtje speciale, fitojeni këtë besim. Bëjeni një akt që do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm.

Nga ana tjetër ne do të vëzhgojmë. Nuk do të jemi me shpatë në dorë. Por nuk do të pranojmë që 430 milion euro të vjedhura të degjenerojnë në procese të shkëputura penale.

Sot ata ia kanë mbathur, kanë ikur. Ka mjaftueshëm dëshmitarë. Ka kaq shumë gjurmë. Pjesë të përgjegjësisë e kemi edhe ne sepse në kulmin e kësja ne nuk ishim në atë sallë, morëm vendimin për të djegur mandatet. Kjo është një pjesëz e fajit, pse qeveria po renditet në ato qeveri që mohon krizën. Vetëm këtu Edi Rama ia mbath për në Dubai. Çmimi i naftës është dyfishuar brenda dy javëve.

g.v/abcnews.al