Studentë të Liceut Artistik në Tiranë realizojnë live personazhe të dashur për fëmijët në festivalin e letersisë për fëmijë dhe të rinj, që po mbahet ne Tiranë. Ilustrimi i fabulave apo përrallave është një element mjaft i fortë i kësaj letërsie.
Ilustrimi është një element i rëndësishëm i librave për fëmijë. Në ambientet e festivalit është krijur edhe një kënd, ku studentët e Liceut krijojnë për së gjalli personazhe dhe fabula me teknika të ndryshme.
Piktura apo ilustrimi i fabulave dhe përrallave është pikë e fortë kryesisht për moshat e vogla, pasi ata përmes figurave depërtojnë në përmbajtje.
Daniel Gjopalaj është student i Liceut Artistik dhe po i jep jetë një prej autorëve të rëndësishëm të letërsisë për fëmijë.
Serxhio Shkurtaj po realizon portretin e Andersenit.
Këta të rinj për herë të parë dalin nga ambientet intime të krijimit nga atalie, në fakultet zhurmat i shkaktojnë bezdi.
Një teknikë tjetër ilustruese është edhe me materiale tekstile, ku i mëshohet forcës dhe kontrastit të ngjyrave, që preferohen kryesisht nga fëmijët.
Forca e ilustrimit në librat për fëmije është shumë e rëndësishme për të bërë sa më konkrete përrallën te grupmoshat e vogla./abcnews.al

