Avokati Arbër Hoxha thotë se një i dënuar ka më shumë të drejta se një i paraburgosur, duke iu referuar edhe çështjes së Ilir Metës, i cili prej 18 muajsh mbahet në paraburgim.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoxha u shpreh se një i dënuar, ka më shumë të drejta lidhur me takimet që mund të kryejë, për pjesën e ushqimit, si dhe për ajrimin.
“Përkundrazi, ke më pak të drejta, seç ka një i dënuar. Për shembull, në kuptimin e takimeve. Një i dënuar, sipas ligjit për të drejtat e të dënuarve me burgim, ka të drejta më të mëdha se një i paraburgosur. Duke filluar që nga takimet me famljarët, takimet martesore, takimet speciale, që nga mënyra e ushqimeve, ajrimi, pra një i dënuar ka më shumë të drejta se një i paraburgosur.
Një i paraburogsur, prandaj ecën një me një e gjysmë, për shkak të prezumimit të pafajësisë, por edhe për shkak të cënimit të një sërë të drejtave që ka një i dënuar ka në raport me një të paraburgosur. Unë besoj se tani është koha, duke qenë se kemi marrë një pjesë të sistemit të drejtësisë nga SHBA në vitin 2016, ka ardhur koha t’i marrim model në raport me krimet e jakave të bardha. Të kruijohet institucion i posaçëm”, theksoi ai./abcnews.al


