Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir Beqja mbetet në qeli/ Apeli i Posaçëm nuk i ndryshon masën e sigurisë “arrest me burg”

schedule13:19 - 8 Qershor, 2026

schedule 13:19 - 8 Qershor, 2026

TIRANË– Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, këmbim të garancisë pasurore në vlerë 20 mijë euro.

Vendimi ndaj ish-ministrit u dha nga gjyqtarja Miliana Muça.

Kjo është e disata herë që shkalla e parë e gjyqësorit rrëzon kërkesën e Beqajt për tu liruar nga qelia, aty ku mbahet prej korrikut të vitit 2024 si person i dyshuar nga SPAK për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC, në kohën kur kjo agjenci drejtohej prej tij.



Dosja SASPAC prej gati një viti ndodhet në fazë paraprake, teksa në paraburgim për këtë çështje ndodhet edhe bashkëpunëtori i Beqajt Ermal Kurtualaj.

Ish-kreu i menaxhimit të fondeve të BE njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për 5 vepra penale mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!