Ikin dritat LIVE, Valbona në terr! E qëllimtë dhe demotivuese? Sipërmarrësi apelon ndihmë

schedule18:08 - 20 Janar, 2021

schedule 18:08 - 20 Janar, 2021

Këtë të mërkurë në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi u diskutua mbi problematikat që has turizmi i bardhë në këtë sezon. Të pranishëm në program ishin sipërmarrësit Keli Selimaj dhe Arbër Çepani, ekspertja e komunikimit Eva Kushova dhe agjenti i udhëtimit Beri Alla. Kryefjala këto ditë ka qenë Valbona e cila për thuajse 3 javë qëndroi pa drita, duke pësuar në këtë mënyrë një izolim të dytë, pasi turistët anuluan çdo rezervim që kishin bërë aty.

Një problem ky ende i parregulluar! Kështu pohoi Keli Selimaj gjatë lidhjes direkte në “Abc e Pasdites”, ku në atë moment vazhdonte të mos kishte energji elektrike. Ai tha se nuk është vetëm Valbona me të njëjtën problematikë, por Thethi dhe Lepusha, ndërkohë që mungojnë masat paraprake.

Ermali e pyet nëse është ndjerë i demoralizuar për shkak të situatës ku sipërmarrja e tij është gjendur.

“Patjetër që ndjehem i demoralizuar. Unë jam i ri dhe kam vendosur të jetoj në Valbonë dhe shumë të tjerë të moshës sime po ashtu. Ne kemi marrë iniciativën me jetu në këto zona, investu po ashtu dhe me shpenzu rininë tonë në këto zona. Biznesi ecën mirë, por kur dalin këto problem, herë pas here të shkon me mendje që t’a lesh edhe Shqipërinë fare. E fajësojmë shtetin gjithmonë, por ne jemi duke bërë maksimumin e maksimumit dhe nuk po shohim një dritë jeshile”.

“A mendon se është e qëllimtë situate ku u gjend zona e Valbonës?”, ishte pyetja që Ermali i bëri.

“Nuk mendoj se është kjo gjëja. Unë mendoj se këto problematika janë gjithandej në Shqipëri”, tha Selimaj. /abcnews.al