Ideja e fundit, Barcelona ofron dy lojtarë në shkëmbim të yllit të Milanit

schedule08:15 - 6 Prill, 2020

schedule 08:15 - 6 Prill, 2020

Merkato e Barcelonës vazhdon të jetë e fokusuar në Serie A. Lautaro Martinez është objektivi i madh i sulmit, ndërsa dëshira e madhe e mbrojtjes luan me Milanin skuadrën tjetër të qytetit të Milanos. Sport.es raporton se ai është Alessio Romagnoli, kapiteni i kuqezinjve, për të cilin ka një interesim edhe nga Lazio.

Klubi italian e vlerëson 50 milion euro kartonin e 25-vjeçarit. Katalanasit ofrojnë dy lojtarë për shërbimet e qendërmbrojtësit: Ivan Rakitic dhe brazilianin Rafinha. I pari mbetet një mesfushor i pëlqyer, ndërsa fantazisti brazilian ka luajtur me Interin më parë.

Romagnoli është një ndër pikat më të forta të Milanit, por e ardhmja pritet të jetë larg ngjyrave kuqezi. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2022 dhe rinovimi është i pamundur. Lojtari përfiton 3.5 milion euro në sezon, por Milani ka vendosur të shkurtojë rrogat e lojtarëve dhe kontrata e re parashikon një rroge vjetore prej vetëm 2 milion eurosh. /abcnews.al

 

Alessio Romagnoli