Icardi kërkohet edhe në Angli, Interi i parakalon të gjithë për Cavanin

schedule11:17 - 24 Maj, 2020

schedule 11:17 - 24 Maj, 2020

PSG po tenton të transferojë Mauro Icardin dhe Inter ka refuzuar një ofertë prej 50 milion eurosh, që do të shkonte në 60 milion me gjithë bonuse. Interi kërkon shifrën e fundit, plus 10 milion euro bonuse, për të tentuar arkëtuar shumën e klauzolës aktuale, 70 milion euro.  Në skenë mbeten Juventusi e Napoli, gjithashtu të interesuara për sulmuesin argjentinas.

Për Icardin nuk ka interesim vetëm në Itali, pasi edhe në Premier League ka klube që mendojnë se do t’i ndihmonte në shënimin e golave.  Manchester United është lakuar më parë. Tashmë në listë shtohet edhe Chelsea, sipas The Sun. Nuk flitet për shifra, por bëhet me dije se klubi londinez është i interesuar për shërbimet e argjentinasit.

CAVANI – Inter shikohet si klubi favorit për të përfituar shërbimet e sulmuesit nga Uruguaji. Edinson Cavani del lojtar i lirë dhe “L’Equipe” raporton se zikaltrit i kanë ofruar “El Matador” një kontratë të vlefshme për tre vite dhe kanë parakaluar klube si Atletico Madrid, Manchester United dhe Newcastle.

Sulmuesi ka luajtur më parë në Serie A dhe e njeh mirë këtë kampionat, ndërkohë që oferta e bërë nga Interi tregon besimin e madh që zikaltërit kanë tek ai. Kjo e ka ngrohur Cavanin, i cili në Milano mund të luajë në sulm së bashku me Romelo Lukaku. /abcnews.al