Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IBAR, ok kapitullit të drejtësisë/ As emra, as “çështje”. Votohet të premten në Bruksel

schedule19:18 - 21 Maj, 2026

schedule 19:18 - 21 Maj, 2026

Raporti final i Ibar konfirmon se 27 vendet e BE njëzëri bien dakord se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e ndërmjetme të vendosura për të ecur para me mbylljen e grupkapitjve në fund të 2027.

Sipas dokumentit të siguruar nga ABC Neës, grupi i punës vlerëson se Shqipëria ka plotësuar piketat e ndërmjetme për Klasterin 1, ose më të vështirin, me në krye Gjyqësorin duke dalë për këtë me një qëndrim të përbashkët.

Këshilli i BE inkurajon Shqipërinë të vazhdojë procesin e përafrimit të legjislacionit me BE, zbatimin efektiv dhe të shohë para drejt anëtarësimit në BE.



GJYQËSORI

BE-ja nënvizon se kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë ka një nivel të lartë përputhshmërie me acquis të BE-së dhe standardet përkatëse evropiane në funksionimin e gjyqësorit.

Mirëpret progresin e prekshëm të Shqipërisë në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimet për akuzat për korrupsion, përfshirë edhe kundër zyrtarëve të lartë. Mirëpret rezultatet e mira të arritura deri më tani nga SPAK dhe gjykatat e tij, përfshirë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Por, raporti, i konsideron të papranueshme përpjekjet në rritje sipas saj dhe shqetësuese nga zyrtarë publikë dhe politikanë, përfshirë ato të niveleve të larta për të ushtruar ndikim të paligjshëm mbi SPAK, si dhe dënon sulmet personale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, ndaj dhe kërkohet që Shqipëria ti adresojë këto problem në mënyrë ekfektive dhe të forcojë qëndrueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

Sa i përket raporteve qeveri-drejtësi, BE shpreh keqardhje për disa vendime të kaluara të Parlamentit të Shqipërisë, si dhe për komentet e zyrtarëve publikë në lidhje me hetimet kundër ish-zyrtarëve publikë dhe anëtarëve të Parlamentit. Por pa përmendur raste specifike,

BE-ja nënvizon fuqimisht nevojën që si ekzekutivi ashtu edhe legjislativi i Shqipërisë të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit dhe të zbatojnë plotësisht, si çështje prioritare, vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në dukje rastet e kaluara të zbatimit jo të plotë dhe të vonuar të vendimeve nga ekzekutivi dhe legjislativi. Për më tepër, BE-ja nënvizon se legjislacioni dhe praktikat në lidhje me heqjen e imunitetit duhet të udhëhiqen nga standardet evropiane, veçanërisht ato të përcaktuara nga opinionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

KORRUPSIONI

Raporti vëren se Shqipëria ka një kuadër ligjor dhe institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Mirëpret rishikimin e Kodit Penal nga Shqipëria, i cili është në përputhje me dispozitat penale të akteve kryesore ligjore si pjesë e acquis të BE-së për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe pastrimit të parave. Duhet të miratohen ndryshime të mëtejshme në këtë kuadër për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, përtej ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.

PARLAMENTI

BE-ja kujton se një Parlament funksional duhet të jetë në gjendje të ushtrojë në mënyrë të qëndrueshme një mbikëqyrje efektive dhe të papenguar mbi ekzekutivin, duke përfshirë edhe përmes komisioneve hetimore, si dhe rolin e tij legjislativ duke punuar me transparencë dhe llogaridhënie, integritet dhe efektivitet, duke përfshirë edhe përmes dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, ​​edhe brenda partive politike. Sigurimi i këtyre funksioneve përbën një shtyllë qendrore të procesit të anëtarësimit.

EKONOMIA

Sipas raportit, Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë një tregu ekonomik funksional. BE-ja nënvizon konsensusin e vazhdueshëm të gjerë vendas mbi bazat e politikës ekonomike, duke përfshirë një rol të kufizuar të shtetit në ekonomi dhe një angazhim politik për liberalizimin e tregut.

ADMINISTRATA

BE-ja vëren se korniza strategjike e Shqipërisë për administratën publike është Tashme funksionale. Vlereson se dixhitalizimi është rruga drejt një administrate publike më të mirë që ofron shërbime elektronike më transparente, efikase, efektive dhe me cilësi të lartë me kosto dhe barrë administrative të reduktuar për qytetarët dhe bizneset.

Ne fund, note kaluese për Shqipërinë, dhe raporti final i Ibar i hap rruge mbylljes se negociatave per Shqiperine ne BE. Raporti nuk flet ne asnje moment per vonese, pengim apo bllokim te negociatave, ndryshe nga cfare kishte trumpetuar opozita prej muajsh.

Ky raport final i  Ibar, nga Coela, kalon te Coreper per miratim, dhe permblidhet ne 101 detyrat finale te Shqiperise te caktuara nga Brukseli per mbylljen e negociatave dhe me pas anetaresimi ne BE brenda 2030.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!