“Ia doli të transformonte Liverpool, s’kam parë kurrë një lojtar si ai”

schedule19:22 - 13 Janar, 2020

schedule 19:22 - 13 Janar, 2020

Liverpool po dominon kampionatin anglez me një diferencë të madhe nga rivalët dhe shumëkush mendon se skuadra e Jurgen Klopp është më e forta në botë. Jamie Redknapp ka luajtur 9 sezone në “Anfield” dhe ka një lojtar të preferuar nga ekipi aktual.

Në një prononcim për Daily Mail, 46-vjeçari tregon yllin e vërtetë të “The Reds”, pavarësisht se te kampionët e Europës dhe botës ka shumë lojtarë fantastikë.

Suksesi i Liverpool lind nga mbrapa. Kanë një portier që transmeton siguri si Alisson, dy anësorë të mëdhenj si Alexander-Arnold dhe Robertson, ndërsa në qendër kanë Van Dijk. Kushdo që do të luante përkrah tij do të paraqitej mirë. Nuk kam njohur kurrë një futbollist që ia ka dalë të transformojë një ekip siç ka bërë holandezi“, përfundon Jamie Redknapp.

 

Virgil Van Dijk