Prej disa ditësh rezulton i zhdukur 34-vjeçari Eglant Koçi, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij. Sipas informacioneve, dyshohet se ky i fundit është rrëmbyer. Në prangat e policisë ka rënë një person, i cili dyshohet se ka përkrahur autorin.
Aktualisht po punohet për shoqërimin e shtetasit, i cili dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit. Sipas burimeve, i riu merrej me transport parash në lidhje me lekët që shkëmbeheshin nga kriptomonedhat.
ABC News ka siguruar edhe një foto, ku Eglant Koçi largohet me motor. Po sipas burimeve, motori i 35-vjeçarit është gjetur disa ditë më parë.
Në kuadër të hetimeve, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Hetimet kanë çuar në gjetjen e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe në identifikimin e një ambienti ku dyshohet se ai është mbajtur peng. Nga ky ambient, sipas dyshimeve, 41-vjeçari është larguar duke marrë me vete 34-vjeçarin me automjet./abcnews.al


