I vënë zjarrin shtëpisë së biznesmenit në Fier, fëmijët zbresin nga ballkoni

schedule16:11 - 4 Maj, 2018

schedule 16:11 - 4 Maj, 2018

Një biznesmeni në lagjen 15 tetori në Fier, i vunë zjarrin në derën e shtëpisë gjatë orëve të natës duke rrezikuar edhe jetën e fëmijëve të tij.  Zjarrvënia dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të Saliajt për një biznes dhe një truall.

Shtëpia e një biznesmeni në Fier u përfshi nga një zjarr i qëllimshëm. Fëmijët e tij shpëtuan pasi nga ballkoni i tyre kaluan në ballkonin e fqinjit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen 15 Tetori.

Autorët kanë përdorur 5 litra benzine poshtë derës së banesës së Ilirjan Saliajt. Më pas i kanë vënë flakën.

U desh ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikseve që flakët të mos përfshinin gjithë shtëpinë, por dëmet materiale janë të mëdha.

Zyrtarisht nuk dihen shkaqet, por policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me konfliktet që Ilirjan Saliaj ka në lidhje me një supermarket.

Po ashtu biznesmeni ka konflikte me persona të tjerë edhe për një truall.

Ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorët e zjarrvënies. Vetë biznesmeni ka dhënë dëshminë e tij në polici, por burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk ka treguar për ndonjë të dyshuar.

Në lidhje me personin me të cilin kanë administruar supermarketin për shkak se falimentuan të dy kanë pretendime ndaj njëri tjetrin për një shumë të madhe lekësh, rreth 150 milion lekë të vjetra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!