Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I tregoi botës kulturën shqiptare, stilistja pakistaneze krijon koleksionin me veshje tradicionale

schedule08:03 - 18 Mars, 2022

schedule 08:03 - 18 Mars, 2022

Yasmin Zaman është një stiliste e njohur pakistaneze, e cila ka krijuar një koleksion veshjesh të frymëzuara nga kultura shqiptare. Koleksioni ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi ndërthur elementet tradicionalë shqiptarë me ato pakistanez.

Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Yasmin tregoi më tepër detaje. Stilistja tha se ideja për këtë koleksion nisi pasi kishte parë disa veshje shqiptare dhe ishte befasuar nga ngjashmëria midis kulturës shqiptare dhe pakistaneze.



“Kam bërë bashkim, prerjet ishim moderne por veshjet ishin më shumë shqiptare. Janë pritur shumë mirë dhe ndjej se njerëzit kanë njohur pak kostumet dhe traditat shqiptare. Ka qenë një përvojë shumë e bukur. Nuk kam pasur asnjë ndihmë nga Shqipëria, kam qenë stilistja kryesore.

Kam bërë shumë kërkime për xhaketat shqiptare, shumicën e rasteve kanë qenë nga kohët e mëparshme dhe kjo ishte ajo që doja të përfaqësoja, kulturën.“, tha Yasmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!