I shpëtoi policisë italiane, arrestohet në Barcelonë 30-vjeçari shqiptar, pjesë e një bande hajdutësh

schedule12:26 - 28 Shtator, 2022

schedule 12:26 - 28 Shtator, 2022

I shpëtoi arrestimit nga policia italiane në janar, por përfundoi në pranga në Barcelonë.

Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar së bashku me dy shqiptarë dhe një rumun si pjesë e një grupi kriminal, i cili dyshohet se ka kryer 27 vjedhje në provincat Lodi, Milano dhe Monza është arrestuar në Spanjë.

Për shqiptarin ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga Gjykata e Lodit.

Dokumenti u dërgua nga Shtabi i Policisë së Lodit në Departamentin e Sigurisë Publike të Shërbimit të Policisë Kriminale për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar.

Ky organizëm u përkushtua në lokalizimin e shqiptarit dhe në bashkëpunim me organizma të tjerë të huaj bëri të mundur kapjen e tij.

Kështu të katër të dyshuarit janë tashmë të  akuzuar për vjedhje.

27-vjeçari shqiptar i shpëtoi arrestimit në janar nga policia e Lodit. Mënyra e grabitjeve, nisur nga pamjet e sigurisë, ka qenë e njëjtë.

Një bashkëpunëtor qëndronte në makinë, ndërsa të tjerët hynin nëpër shtëpitë e piketuara. Bastisjet bëheshin në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje, falë errësirës. /Abcnews.al/