Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, merr fund arratia për 35-vjeçarin nga Fieri

schedule13:55 - 8 Qershor, 2022

schedule 13:55 - 8 Qershor, 2022

Është vënë në prangat e policisë, 35-vjeçari nga Fieri, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestimi i Indrit Koliçit, u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 01.03 2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj burgim.

35-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga Policia më datë 13.09.2021, pasi kishte mbjellë në oborrin e banesës së tij, bimë narkotike cannabis sativa.



Njoftimi i policisë

Fier

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Indrit Koliçi, 35 vjeç, banues në Gjokalli, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 01.03 2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj burgim.

Ky shtetas, është arrestuar në flagrancë nga Policia më datë 13.09.2021, pasi kishte mbjellë në oborrin e banesës së tij, bimë narkotike cannabis sativa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!