I shpallur në kërkim nga Italia për vjedhje dhe trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

schedule11:23 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 11:23 - 15 Dhjetor, 2020

Është vënë në pranga ditën e sotme një person i shpallur në kërkim për vjedhje dhe trafimikim narkotikësh në Itali.

Në bazë të inofrmacioneve të siguruara nga terreni, policia ka ndaluar në rrugën “Llambi Bonata”, 54-vjeçari K(J). M., i shpallur në kërkim  ndërkombëtar.

54-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Hetimet Paraprake në Verbania/Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. s.b/abcnews.al/