Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shëruari i parë nga koronavirusi në Shqipëri lë Infektivin dhe drejtohet për në shtëpi

schedule15:32 - 21 Mars, 2020

schedule 15:32 - 21 Mars, 2020

Të premten mbrëma, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se kontakti i parë i “pacientit zero” kishte rezultuar negativ për Covid-19 edhe në testin e dytë. Kështu, babai i 28-vjeçarit nga Tirana bëhet personi i parë i shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.

Tashmë, bëhet e ditur se i shëruari i parë është larguar nga Infektivi. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook. Pasi ka dalë nga spitali, ai do të rrijë i mbyllur në shtëpi për 14 ditë nën vëzhgimin e mjekëve.

Kujtojmë këtu se të premten mbrëma u bë e ditur gjithashtu se edhe një pacient tjetër kishte rezultuar negativ për koronavirusin. Ky pacient tashmë është drejt rrugës së shërimit dhe mund të quhet i shëruar pasi të rezultojë negativ në një tjetër test për Covid-19.



Postimi i Ramës në Facebook:

? I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!