I riu shqiptar kapet “mat” nga policia, arrestohet duke shitur drogë

schedule16:49 - 23 Maj, 2022

schedule 16:49 - 23 Maj, 2022

Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar për tregtim të lëndëve narkotike pasi u kap në flagrancë duke e shitur atë.

Në momentin e arrestimit 33-vjeçari ka qenë duke shpërndarë dy qeska me nga dy gram kokainë.

Pas kontrollit në banesë iu gjetën edhe 11 gramë kokainë, peshore dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.

Në fillim 33-vjeçari shqiptari është mbajtur nën arrest shtëpie ndërkohë do të vazhdojë gjyqi në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Larinos.

Nga ana tjetër, blerësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për mbajtje të lëndëve narkotike për përdorim personal.