Aktori Besfort Berberi i ka propozuar për martese partneres së tij, aktores Vlera Pylla, gjatë shfaqjes “Allo, allo” të trupës së Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” që është vënë në skenë në të martën mbrëma. Ndërsa ishte duke realizuar përshëndetjen e fundit është ulur në gjunjë dhe kjo e fundit e zënë në befasi ka shpërthyer në lot, ndërsa edhe publiku gjakovar u bë dëshmitari kryesor.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti kanë treguar emocionet e bukura të këtij momenti të veçantë. Vlera ka thënë se nuk e priste, pasi Besforti nuk është natyrë romantike.
“Nuk e prisja që do dilte nga roli. Kur e shoh videon emocionohem. Nuk e prisja, as nuk dyshova. Madje, e kisha ndarë mendjen që nuk do të kishte fare propozim, do martohemi direkt. Nuk është tip romantik, prandaj dhe unë e kisha ndarë mendjen”, tha aktorja.
“Pak a shumë e kam pritur që do të bente një reagim të tillë, se nuk është prit meje të bënte një propozim të tillë. Jam akuzuar gjithmonë që s’jam romantik dhe kjo ka qene puna më e vështirë, për të mbajtur sekretin. Nuk kam mundur të bëjë dot as telefonata sepse nuk doja të dyshonte.
Kam njoftuar rrethin e ngushtë të familjes dhe i kam thënë që mos të tregojnë. Për 115% kam qene i sigurt që do thotë ‘po’. Po bëja shaka me kolegët e mi dhe më thoshin hajde bëjmë prova që nëse thotë ‘jo’ çfarë do bëjmë”, u shpreh Besforti./abcnews.al